Fituesit e vlerësojnë ekspozitën e skulpturës `Skulpt-Fer`|Video
BKT
Kulturë

Fituesit e vlerësojnë ekspozitën e skulpturës `Skulpt-Fer`|Video

Sh. Gashi/ RTKlive

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj u mbajt edicioni i katërt i Ekspozitës së Skulpturës “Skulpt-Fer”. Kjo është vlerësuar si një ngjarje e veçantë dhe unike për skenën e artit pamor në Kosovë. Ky është i vetmi event në vend dhe rajon që fokusohet ekskluzivisht në skulpturën moderne dhe bashkëkohore, duke sjellë në qendër të vëmendjes këtë medium artistik.

Në programin e mëngjesit në RTK, ishin të ftuar fituesi i çmimit të parë, skulptori Arton Behrami, dhe fituesi i çmimit të dytë, skulptori Selam Kastrati, të cilët ndanë më shumë detaje rreth skulpturave të tyre.

Skulptori Arton Behrami ka folur për skulpturën e tij me të cilën ka marrë vendin e parë.

 “Vepra që kam marrë pjesë në festivalin ‘SKULPT-FER’ është një vepër që e kam punuar më herët, por realisht është pjesë e një cikli të vazhdueshëm të punës sime. Kryesisht, puna ime gjatë këtyre viteve është punuar me gur. Skulptura që kam fituar çmimin e parë në festivalin ‘SKULPT-FER’ nuk ka një format shumë të madh, është vetëm një projekt ideor që në të ardhmen, nëse pëlqehet, mund të realizohet. Është një kolltuk, bashkë me një pjesë të vrazhdë që shihet si një lloj flake, dhe që ka një asociacion me karrigen e shtetit,” tha Behrami.

Ndërsa skulptori Selam Kastrati, duke folur për skulpturën e tij, tha se aty e gjenë ventën.

“Skulpturën që kam zgjedhur për këtë festival e kam quajtur ‘Në një harmoni’. Në këtë skulpturë e gjej veten në çdo pjesë të saj, dhe për mua është shumë e veçantë”, ka theksuar ai


MË SHUME NGA Kulturë