Festivali Poetik i Prishtinës mirëpret dashamirësit e letërsisë
BKT
Kulturë

Festivali Poetik i Prishtinës mirëpret dashamirësit e letërsisë

Sh.G / RTKlive

Nga 25 deri më 29 janar mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni i tretë, organizuar nga portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-performanca, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Në emisionin "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK, ishte e ftuar drejtoresha e këtij festivali Donika Dabishevci, e cila dha detaje rreth kësaj ngjarje.

“Për ndryshim nga vitet e kaluar ky edicion do të mbahet pesë ditë, e jo si vitet e kaluara që ka qenë treditor, kështu që kemi pasur mundësi me ngjeshë programin dhe të kemi edhe ditë një tematikëshe. Për shembull dita e parë e festivalit do t'i kushtohet në tërësi letërsisë shqipe të Maqedonisë së Veriut, pjesë integrale të letërsisë shqiptare me autor që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë. Dita e parë do të fillojë me një homazh për poeten e njohur Lindita Ahmeti që ka ndërruar jetë vitin e kaluar”, theksoi drejtoresha e festivalit, poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci.

Ajo ka bërë të ditur se dita e tjera të festivalit do të jenë të mbushura me program të larmishëm, promovime librash, mbrëmje letrare, video-performanca, kumtesa, debate tematike etj. 


MË SHUME NGA Kulturë