Shefi i Zyrës së UNDP-së në Kosovë vizitoi RTK-në
Fatos Cërvadiku| RTK
Shefi i Zyrës së UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, të enjten ishte për vizitë në Radiotelevizionin e Kosovës.
Ai me bashkëpunëtorë u pritën në takim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi dhe anëtarë të tjerë të Menaxhmentit.
“Diskutuam jo vetëm për bashkëpunimin që UNDP-ja dhe RTK-ja, kanë pasur ndër vite, por edhe për të parë se si po shkojnë gjërat këtu në lidhje me projektet e reja që mund të vijnë dhe të shohim se si UNDP, mund t’i mbështetë. RTK është duke bërë një punë të shkëlqyeshme, duke qenë gjithëpërfshirëse”, tha Nuno, Queiros, shef i UNDP-së në Kosovë.
Nga ana e tij, Hundozi e vlerësoi të frytshëm takimin me Queiros. “Me përfaqësuesit e UNDP-së, sot patëm një takim shumë të frytshëm dhe i falënderuam për ndihmën e deritanishme për Kosovën dhe RTK-në në veçanti dhe gjithashtu diskutuam për projektet konkrete të bashkëpunimit për të ardhmen”, tha Hysen Hundozi, UD Drejtor i përgjithshëm i RTK-së.
Në takim u theksua se do të vazhdojë bashkëpunimi mes UNDP-së dhe RTK-së.























