13:19 / 26.01.2025
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë
Sh.Ç /RTKlive
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e Ditës së Australisë.
Në një postim në “X”, Osmani shkruan se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj më Australinë, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit.
“Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar më tej e para e vendit.























