Publikohet raporti ‘Luftimi i ekstremizmit në Kosovë` |VIDEO
BKT
Foto: sbunker / Facebook
Lajme

Publikohet raporti ‘Luftimi i ekstremizmit në Kosovë` |VIDEO

Trendelina Ramadani / RTK

Ekstremizmi në Kosovë është fokusuar më shumë te radikalizmi fetar, ndërsa janë lënë anash ekstremizmi i të djathtës, etno-nacionalizmi dhe lëvizjet anti-gjinore.

Kështu u tha në publikimin e raportit “Luftimi i ekstremizmit në Kosovë: prirjet, sfidat dhe kundër-masat”, nga organizata Sbunker.

Alban Bokshi menaxher i projektit Sbunker, tha se ekstremi i djathë është prezent në veri të Kosovës dhe në pjesën e popullatës shumicë.

Autorja e hulumtimit, Adelina Hasani, gjatë publikimit tha se mungesa e trajtimit me drejtësinë tanzicionale, po ndikon në ekstremizmin etno-nacional mes serbëve dhe shqiptarëve.

Të pranishmit vlerësuan se hulumtimet e kësaj natyre duhet të merren parasysh nga institucionet.

Raporti ka dhënë edhe rekomandimet se si të luftohen këto gjetje të cilat paraqesin rrezik për sigurinë në Kosovë. Me theks të veçantë, sipas gjetjeve, është i rrezikuar veriu i Kosovës, aty ku edhe Rusia po kontribuon me fushata dezinformuese me qëllim të destabilizimit të situatës.

 


MË SHUME NGA Lajme