Emërohet juria vlerësuese për projektet filmike të metrazhit të gjatë
BKT
Kulturë

Emërohet juria vlerësuese për projektet filmike të metrazhit të gjatë

E. Hoti / RTKlive

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se ka emëruar jurinë vlerësuese për projektet filmike të metrazhit të gjatë, të cilat kanë aplikuar në konkursin e shpallur në dhjetor të vitit 2024.

QKK ka njoftuar se juria përbëhet nga kineastë dhe profesionistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të sjellin ekspertizën dhe përvojën e tyre në procesin e vlerësimit.

Anëtarët e jurisë janë Tin Dirdamal, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, Thomas Logoreci dhe Alireza Ghasemi.


MË SHUME NGA Kulturë