Presidenti i Asamblesë të KE-së pret në takim Sali Bislimin
RTKlive
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theódoros Roussópoulos sot ka pritur në takim Sali Bislimin, kryetar i “Zërit Perëndimor të Kosovës”.
Bislimi ka shkruar në “Facebook, si me Roussópoulosin ka diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën. Ai ka theksuar se duhet të na ndihmohet Kosova në integrim pa kushte, sidomos tek pesë vendet evropiane që nuk na kanë njohur akoma.
“Pritje miqësore nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg z. Theódoros Roussópoulos. Në cilësinë e kryetarit të ‘Zërit Perëndimor të Kosovës’ pata kënaqësinë të bëjë një rezyme për Kosovën, përpjekjet e saj për liri, shtetndërtim dhe anëtarësim në organizatat botërore, në theks të veçantë anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”, ka njoftuar në “Facebook” Sali Bislimi.























