Rasti i Liridona Ademajt: Tomë Dodaj, pesë vjet burg për shitje të armës
H.Marteti| RTK &A.Bela| RTKlive
(E plotësuar, ora 12:15) Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli është deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, i pandehuri Tomë Dodaj pranon fajësinë.
Rasti i Liridona Ademajt: Shiti i armës, Tomë Dodaj, dënohet me pesë vjet burgim
Njeri nga të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj, dënohet me 5 vjet burgim.
Më parë Dodaj para trupit gjykues, në seancën fillestare, ka deklaruar se e pranon që të akuzuarve të tjerë u ka shitur armën.
Kurse Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla nuk u deklaruan.
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm|VIDEO
Filloi seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
(E plotësuar, ora 11:00) Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sot do të mbahet seanca në çështjen penale ndaj Naim Murselit
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Ndryshe seanca e kaluar ishte shtyrë me kërkesën e mbrojtëseve, me arsyetimin se ata nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës.
Avokati i të akuzuarit, Naim Murseli, kishte thënë se seanca nuk mund të mbahej, pasi pretendoi se nuk kishte pranuar aktakuzën, shkresat e tjera të lëndës dhe CD-të me prova për këtë rast.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.























