Nga ora 16:00 numërohen votat në katër Qendra Komunale të Numërimit
V.S|RTKlive
Ora 16:00 e ditës së sotme do të shënojë edhe fillimin e procesit të numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit në Prishtinë, Obiliq, Lipjan e Partesh.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se në ora 16:00 do të ketë konferencë për media në Qendrën Komunale të Numërimit, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative. Në QKN “1 Tetori” në Prishtinë, në orën 16:00 do të mbajë konfernecë për media”, bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së.
Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
A.B / RTKlive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha për RTKlive se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha ai.























