‘Theater Vortex’ dhe Festivali i Teatrove organizojnë punëtori në Shkup
BKT
Kulturë

‘Theater Vortex’ dhe Festivali i Teatrove organizojnë punëtori në Shkup

Sh.G / RTKlive

Theater Vortex dhe Festivali i Teatrove në Ferizaj do të organizojnë një punëtori njëjavore dhe një performancë teatrore me temën: “Hijet e kohës: Arti bashkon – Të shkrirë në kaosin e rrugëve dhe këndet e fshehura të qytetit.”

Thirrja për pjesëmarrje është e hapur deri më 20 shkurt. Punëtoria do të zhvillohet nga 15 deri më 22 mars në Shkup, me pjesëmarrjen e artistëve nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Performanca do të ketë elemente të forta të bazuara në vallëzim, prandaj rekomandohet që pjesëmarrësit të kenë përvojë të mëparshme me teatrin fizik.


MË SHUME NGA Kulturë