Ndërprerje të shpeshta gjatë procesit të numërimit të votave për deputetë
Edona Podvorica/RTK
(E plotësuar) Rreth orës 22:00 ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Përsëri, afërsisht rreth orës 22:00, ka rënë sistemi ku po jepen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” ,në Prishtinë.
Gjithashtu bëhet e ditur se në një nga tavolinat e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm për shkaqe teknike.
Sipas komisionerëve të cilët po numërojnë votat, bëhet e ditur se mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, ose gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, që sistemi ka “lajmëruar” parregullsi në këtë çështje.
Rinis numërimi i votave për deputetë në Prishtinë
(E plotësuar) Ka rinisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, pas një ndërprerjeje të shkurtër, për shkak të problemeve në sistemin e procedimit.
Po ashtu, bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme. Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.
Duke qenë se nuk kemi një konfirmim zyrtar nga KQZ në lidhje me pengesat që aktualisht po shfaqen në sistem brenda njësive të cilat numërohen 12 sish, ku po procedohen vistrat për secilin kandidat të subjekteve politike që kanë qrnë në garë të zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
Nga ajo që është kuptuar pas orës 16:00 dhe pas mbajtjes së konferencës së zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, këtë njësi kanë pasur pengesa në procesimin e votave të numëruara për secilin kandidat nga subjektet politike.
Para pak kohësh, minutash, janë aktivizuar shumica e këtyre njësive. Deri pak çastesh një nga sistemet ka arritur të procesojë vetëm dy vota, derisa asnjëra nga këto njësi nuk e kanë hapur qoftë edhe kutinë e parë që është hapur në orëa 17:00.
Ndërpritet numërimi i votave për kandidatët për deputetë, në ‘1 Tetori’
Në sallën “1 Teori”, në Qendrën Komunale të Numërimit, në Prishtinë, është ndërprerë numërimi i votave për deputetë në Kuvendin e Kosovës, si pasojë e problemeve me sistemin e procedimit.
Po ashtu, bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme. Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.
Po ashtu, bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme. Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orët e pasdites, ka filluar me procesin e numërimit të votave të subjekteve politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë për medie, tha se në qendrat komunale të numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike.























