11:41 / 13.02.2025
Baleti Kombëtar i Kosovës sjell shfaqjen `HOPE` në Mitrovicë
Sh.G / RTKlive
Në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton para publikut të Mitrovicës shfaqjen ‘HOPE’, një vepër artistike e fuqishme me koreografi nga Sead Vuniqi.
Ky balet modern trajton temat e shpresës dhe forcës njerëzore, duke përcjellë përmes gjuhës së trupit një rrëfim të thellë dhe reflektues.
Shfaqja jepet në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, më 18 shkurt, në ora 18:00. Hyrja është e lirë.























