‘Zhurma e artistëve’ bashkon krijues nga fusha të ndryshëm
BKT
Kulturë

‘Zhurma e artistëve’ bashkon krijues nga fusha të ndryshëm

Sh.G. /RTKlive

Themeluesja e galerisë “Qahili”, Nita Qahili, në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK, ka folur rreth aktivitetit të veçantë që po zhvillohet në këtë hapësirë arti.

“Kemi vendosë që galerinë ‘Qahili’ për një muaj, nga 14 shkurti deri më 14 mars, ta kemi si galeri të hapur, si studio të hapur, ku njerëzit munden me ardhë jo thjeshtë me pa piktura dhe punime të ndryshme në një ekspozitë, por me i pa artistët duke punuar për veprat e tyre. Artistët në këtë njëmujor mund të vinë dhe të punojnë këtu, cilido që ka apo nuk ka një atelie të vetën, mundet me ardhë me punua këtu, me shkëmbye ide, me diskutua. Ndonjëherë, kjo puna në grup mundet me i ndihmua me krijua cikle të reja, ide të reja, ose ndonjë punim ose teknikë të re,” tha Qahili.

Ajo tregoi se tashmë i kanë lajmëruar artistët që njohin dhe i kanë bërë thirrje edhe përmes rrjeteve të tyre sociale. “Disa prej tyre janë lajmërua dhe kanë thënë që janë të interesuar. Deri më tani janë Eshtef Qahili dhe Faton Loshi, i cili është duke e shkruar librin e tij të dytë, edhe në këtë formë veç ka filluar ky rrugëtim i kësaj zhurme të artistëve,” tha Qahili.

Ky aktivitet synon të krijojë një ambient të gjallë artistik dhe të inkurajojë bashkëpunimin mes artistëve në një hapësirë të hapur për të gjithë.


MË SHUME NGA Kulturë