Në 17 vjetorin e pavarësisë, Bullgaria rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Në 17 vjetorin e pavarësisë, Bullgaria rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës

V.S|RTKlive

Një tjetër urim ka pranuar kryeministri i vendit, Albin Kurti në adresën e tij në ekzekutiv, këtë herë nga homologu i tij bullgar që e uroi për 17 vjetorin e pavarësisë së vendit.

Rosen Zhelyazkov që drejton qeverinë bullgare, përmes letrës së urimit ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë ndaj Kosovës.

 “Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.

Kryeministri Zhelyazkov, ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktiv të vendit tonë.


MË SHUME NGA Lajme