Teatri Oda vjen me premier, të hënën shfaqet "Kufiri"
Sh. Gashi/ RTKlive
Të hënën në Teatri Oda në orën 20:00 do të shfaqet premiera e shfaqjes "Kufiri", me regji të Sovran Nrecaj dhe skenar të Ana Ristoska Trpenoska.
Në njoftimin e Tetarit Oda thuhet se shfaqja rrëfen historinë e një familjeje që rrezikon gjithçka për një të ardhme të pasigurt, e ndërthurur me rrëfime të tjera të frymëzuara nga përvoja të vërteta të emigrantëve.
“Nga policia kufitare te trafikantët, nga media te vetë emigrantët, shfaqja zbërthen realitetet e ndërlikuara të udhëtimeve të migrimit. Kufiri përballet me një nga krizat më urgjente të kohës sonë: migrimin masiv nga Ballkani, veçanërisht Kosova. Kufiri trajton migracionin e shtyrë nga politikat kufizuese të Evropës dhe pabarazitë tjera globale”, thuhet në njoftim.
Në këtë shfaqje luajnë: Shpëtim Selmani, Verona Koxha, Blend Sadiku, Kosovare Krasniqi dhe Leart Nrecaj























