13:28 / 24.02.2025
Hetemi dhe Prof.Hiroko diskutuan për dokumentimin e krimeve të luftës
V.Th. / RTKLive
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi ka takuar sot me Prof. Hiroko Shimada Logie nga Universiteti i Kiotos, në Japoni ku kanë diskutuar qasjet institucionale të Japonisë për dokumentimin e krimeve të luftës, bashkëpunimin ndërkombëtar në programet e shkëmbimit kërkimor dhe administratën publike në shoqëritë e prekura nga lufta.
Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në këto fusha, duke forcuar përpjekjet e IKKL-së për kërkime dhe dokumentim.























