19:30 / 25.02.2025
Çeku në takim Këshillin e Kosovës për Trashëgimi, u ofron mbështetje
V.S|RTKlive
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Me mysafirët, Çeku në këtë takim diskutoi për punët në fushën e trashëgimisë, rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes MKRS-së dhe KKTK-së, si dhe hapat konkret për pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Çeku, derisa i ka uruar anëtarët për mandatin e ri, u shprehu atyre mbështetjen e plotë për angazhimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.























