Hoti: Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Hoti: Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë

A.B / RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja.

“Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare", ka shkruar Hoti në "Facebook".

Sipas tij, Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë.

"Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme