Barduani në Podgoricë: KFOR mbështet dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Barduani në Podgoricë: KFOR mbështet dialogun Kosovë-Serbi

M.M. /RTKlive

Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i misionit të KFOR-it, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigadierin, Zoran Lazareviq, në Podgoricë.

Në një shkrim në ‘Facebook’, KFOR-i bën ditur se gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve me Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s.

“Gjeneralmajor Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme