Gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi Fazliu nderohet me Medaljen e Mirënjohjes
RTKlive
Në një mbrëmje gala, gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Alketa Gashi Fazliu, u nderua me çmimin, `Medalja e Mirënjohjes`. Tuzi i Malit te Zi hapi dyert për gratë e suksesshme, në një kurorëzim të arritjeve të tyre në disa fusha me ndikim të veçantë, në trevat shqiptare të rajonit tonë.
Në ceremoninë zyrtare të pritjes gazetarja e RTK, Alketa Gashi Fazliu, u vlerësua me Medaljen e Mirënjohjes për realizimin e emisioneve dhe projekteve me tema shoqërore, kulturore dhe historike me ndikim ne publik, dhe për modelin e suksesit që përcjellë.
Medalja ju dorëzua nga zv. kryeministri i Malit te zi z. Nik Gjeloshaj. Në Ditën Ndërkombëtare të gruas disa panele diskutimesh referuan mbi lidershipin e gruas në terësi, në një botë ku problemet vijojnë të jenë të pranishme.























