19:02 / 11.03.2025
Rutte: Prania e NATO-s – demonstrim i përkushtimit për sigurinë në Kosovë
M.P. / RTKlive
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas vizitës së tij në Kosovë, ka thënë se prania e NATO-s dëshmon përkushtimin për siguri në vend dhe rajon.
"Prania e NATO-s është një demonstrim konkret i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai në X.
Rutte më tej ka thënë se takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani i ka bërë për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
























