15:21 / 13.03.2025
‘Java e Arkivit të Hapur’ nis të hënën
K. K. / RTKlive
Të hënën, më 17 mars, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK), do të nisë “Java e Arkivit të Hapur”, e cila do të zgjasë deri më 21 mars.
Në këtë edicion AShAK-u do të organizojë disa aktivitete, kurse drejtori ekzekutiv i saj, Bislim Bislimi, njëherësh sekretar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të paraqesë punën që ka bërë në fushën e digjitalizimit në dy vitet e fundit.























