Unioni Nacional Shqiptar ngushëllon familjen Thaçi
RTKlive
Me rastin e ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të liderit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK ), Hashim Thaçi, kryetari i Unionit Nacional Shqiptar ( UNSH ), Ferhat Dinosha, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal, u ka shprehur ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve të të ndjerit, bashkëluftëtarëve të Hashimit, OVL të UÇK-së, institucioneve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve .
“Të ndjerit Haxhi mund t'ia ketë pezmatuar pleqërinë burgu i padrejtë i Hashimit , por në atë botë do të shkojë i fortë e krenar se djali i tij me bijtë më të mirë të kombit , ia kanë sjellë lirinë tanë Kosovës. Hashim Thaçit nuk po i lejohet të marrë pjesë në varrimin e të atit , por le ta mbajë të fortë fakti se s'kishte kush që ta ndalonte që të merrte pjesë në varrimin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Familjes i dhashtë Zoti kivet , Hashimi u ktheftë fitimtar e i ndjeri Haxhi past tokën e lehtë”, thuhet në komukatën e Unionit Nacional Shqiptar.























