Haziri: LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë
V.S|RTKlive
Në ditën kur ish- kryeministri Avdullah Hoti kërkoi një lidership të ri për LDK-në, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë.
Sipas numrit dy të LDK-së, anëtarësia ka vendosur me 19 nëntor 2023 për një mandat të ri të lidershipit, që erdhi sipas tij, pas një rezultati që e quajti më të rëndin në histori të LDK-së.
“Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik. Ky ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët”, shkroi Haziri.
Haziri, thotë se ndonëse ishte një fushatë e jashtëzakonshme e një mobilizim i madh, rezultati nuk ishte ai që e deshëm.
“Por, duhet ta ritheksojmë një të vërtet të madhe se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti!”, përfundoi ai.























