12:57 / 19.03.2025
Bislimi: Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon
E. Hoti / RTKlive
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pas një takimi që pati me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, tha se rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon.
Ai tha se Kosova ka pasë konsistencë në ecurinë ekonomike të viteve të fundit dhe tha se rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon.
“Konsistenca e ecurisë ekonomike të viteve të fundit është vërejtur edhe nga FMN. Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon, duke vazhduar rritjen e vendeve të punës dhe produktivitetit. Falënderoi misionin e FMN-së në Kosovë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, ka shkruar ai në “X”.
























