Vizita e presidentit të Letonisë, disa rrugë bllokohen përkohësisht
BKT
Lajme

Vizita e presidentit të Letonisë, disa rrugë bllokohen përkohësisht

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojë për vizitë pune presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

Policia ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut të disa segmenteve rrugore.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”,thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme