12:53 / 20.03.2025
Gjeneral McKinney viziton Kosovën
N.M, /RTKlive
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë gjeneral brigade Chris McKinney, nga Komanda Evropiane e SHBA-së - EUCOM.
"Gjatë vizitës, McKinney do të zhvillojë takime dypalëshe për ta përforcuar mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Zyrtari nga EUCOM do të zhvillojë takime për ta përforcuar mbështetjen për zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes.























