Çeku pret Orav, flasin për partneritetet për kulturë e sport
BKT
Kulturë

Çeku pret Orav, flasin për partneritetet për kulturë e sport

M.P. / RTKlive

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur në takim shefin e zyres së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe Bashkimit Evropian.

“Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbështetjes për zhvillimin e sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin e politikave dhe praktikave në këto fusha”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ministri Çeku dhe ambasadori Orav riafirmuan përkushtimin për të forcuar këtë partneritet, duke krijuar mundësi të reja për komunitetin kulturor, të rinjtë dhe sportistët në Kosovë.

 


MË SHUME NGA Kulturë