13:00 / 27.03.2025
Maqedonci e De Riu flasin për bashkëpunim në fushën e sigurisë e mbrojtjes
V.S|RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim diplomatin italian, Antonello De Riu.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e fokusi ishte te bashkëpunimi mes të dyja Ministrive të Mbrojtjes, Kosovës dhe Italisë.
Kjo u bë e ditur nga Ambasada Italiane përmes një postimi në rrjete sociale.
“Ambasadori Antonello De Riu u takua me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të veçantë bashkëpunimin mes ministrive të dy vendeve. Bisedimet u përqendruan në zbatimin e planit dypalësh, nismat e përbashkëta të trajnimit dhe programet e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane rreth këtij takimi.























