Kurti bëri homazhe te varri i dëshmorit Vetim Shala
BKT
Lajme

Kurti bëri homazhe te varri i dëshmorit Vetim Shala

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetët e Kuvendit, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi dhe Arjeta Rexhepi, bënë homazhe dhe vendosën lule te freskëta në kujtim të dëshmorit Vetim Shala, në përvjetorin e 36-të të rënies së tij.

Kryeministri kujtoi se në vitin 1989, kur u suprimua autonomia e Kosovës, shpërthyen demonstratat gjithandej Kosovës, e sidomos në Prishtinë, me ç'rast u vranë edhe të rinjtë tanë, studentë, në mesin e të cilëve edhe dëshmori Vetim Shala, i cili atë kohë ishte student i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Duke përkujtuar dëshmorët, kryeministri tha se "ia kujtojnë vetes sonë edhe çmimin e lirisë, edhe idealin e dëshmorëve, por gjithashtu edhe rrugën që duhet të ndjekim për forcimin e shtetit, zhvillimin e ekonomisë, ngritjen e reputacionit të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve".

Ai shtoi se asnjë brez i veprimtarëve nuk duhet t'i harrojë brezat e tjerë të veprimtarëve dhe të gjithë dëshmorët janë bashkë.

"Kosova sot është më e sigurt, më demokratike dhe më e mbrojtur e avancuar se kurrë më parë, prandaj, edhe nën dritën e amanetit të dëshmorëve, nuk na humbet asnjëherë as vullneti e as drita për udhën përpara për të mirën e brezit tonë, e të brezave që do të vijnë", u shpreh kryeministri në Prizren. 

Pas homazheve kryeministri Kurti vizitoi prindërit e dëshmorit Vetim Shala, Ramadan dhe Nurije Shala. No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.


MË SHUME NGA Lajme