Kelmendi kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale
BKT
Lajme

Kelmendi kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale

E.Hoti/RTKlive

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kërkoi ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punën e prokurorive dhe kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët të vazhdojnë përpjekjet e tyre në përmbushjen e këtyre qëllimeve institucionale.

Kelmendi mbajti takimin e radhës të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK),  Ardian Hajdaraj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së,  Sami Istrefi.

 “Takimi u përqendrua në diskutimin e çështjeve të rëndësishme profesionale, ku ndër më kryesorët ishin: trajtimi dhe ecuria e procedimit të kallëzimeve penale brenda afateve ligjore - veçanërisht atyre me kryerës të panjohur, angazhimi i prokurorëve të shtetit në shkatërrimin e narkotikëve të konfiskuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe avancimi i përdorimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) nga ana e kryeprokurorëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftimin nga  ZKSHP .

 

 


MË SHUME NGA Lajme