Kurti e Hargreaves flasin për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Britani
BKT
Lajme

Kurti e Hargreaves flasin për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Britani

G.K/RTKlive

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, u diskutua për rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Po ashtu, tema të tjera të diskutimit përfshinë rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

"Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit", thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

Ambasadori Hargreaves e uroi Kurtin për njohjen nga shteti i Kenias ndërsa Kurti e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme