23:43 / 29.03.2025
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia
Sh.Ç /RTKlive
Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, ka përshëndetur vendimin e presidentit të Kenias, William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të mençur.
Ish-ministri britanik për Evropën, në një postim në platformën “X”, e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e quajtur atë kukull të Putinit.
“Një lëvizje e mençur nga presidenti i Kenias, William Ruto, për ta njohur Kosovën, që është në linjë me të gjitha vendet e zhvilluara demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq, proteston, por Kenia, ashtu si Kosova, e di se çfarë do të thotë të jesh koloni dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më”, ka shkruar MacShane në X.























