Ushtarët italianë patrullojnë në Klinë
BKT
Lajme

Ushtarët italianë patrullojnë në Klinë

V.TH / RTKLive

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar patrullim në Komunën e Klinës.

Nga KFOR thonë se patrullimi është një aktivitet kyç që përforcon praninë e KFOR-it, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin me paanshmëri dhe respekt.

KFOR-i shton se në përputhje me këtë mision, paqeruajtësit ruajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke u siguruar që ata të jenë gjithmonë të përgatitur dhe efektivë në të gjitha kushtet.


MË SHUME NGA Lajme