Regjimi i ri kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut fillon në mes të prillit
BKT
Lajme

Regjimi i ri kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut fillon në mes të prillit

E.H|RTKlive

Ambasada e Kosovës në Shkup bëri të ditur se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e muajit prill 2025.

Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve të cilat janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore.

Tutje theksohet se regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit “hyrje-hyrje” ku kontrollet do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.

“ Zbatimi i saj do të jetësohet paralelisht në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë. Ky model pritet që të zvogëloj pritjet dhe është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të dy shteteve të cilët qarkullojnë çdo herë e më shumë në dy drejtimet”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme