Dyshime për manipulim votash në LDK
RTK
Gazeta "Reporteri" ka publikuar një komunikim brenda kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave nga diaspora.
Sipas mesazheve të publikuara, në platformën sociale "Viber", sipas gazetës "Reporteri", anëtarë të kryesisë qendrore të LDK-së, më 2 mars 2025, këtë herë në grupin në “Viber” ku pjesë e tij është edhe kryetari Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala dhe bashkëpartiaku i tij Arben Gashi, zhvilluan mes vete një komunikim. Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së po këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.
Radiotelevizioni i Kosovës ka bërë përpjekje për ta kontaktuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti, deputetin Arben Gashi, deputetin Kujtim Shala, dhe Armend Zemajn, por asnjëri nga këta nuk i janë përgjigjur thirrjeve të RTK-së, për të marrë një qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje.























