Kamberi: Nuk marrë pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë në Serbi
A.B|RTKlive
Deputeti shqiptar në Parlamentarin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në konsultat e presidentit Aleksandar Vuçiq për themelimin e qeverisë.
Ai tha se s'do të marrë pjesë në një proces të rrejshëm, duke shtuar se “bashkëkombasit e mi mbetën pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit”.
Ai ka thënë se ndër vite shqiptarët kanë marrë pjesë në takim konsultative, por asnjëra qeveri s’ua ka marrë parasysh kërkesat.
" Në emër të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” e cila në këtë përbërje të Kuvendit Republikan ka një deputet si përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi, Ju njoftoj se, për herë të parë në historikun e përfaqësimit tonë parlamentar, nuk do të marrim pjesë në konsultimet e planifikuar për formimin e qeverisë së r", shkroi ai në 'Facebook".























