Kurti shtron darkë për sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar
BKT
Lajme

Kurti shtron darkë për sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar

G.K/RTKlive

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministrat e tij, kanë shtruar një darkë pune për Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili ka arritu në Kosovë për vizitë zyrtare .

Lidhur me këtë takim ka njoftuar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i cil mes tjerash ka thënë se miqësia mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës është e gjatë dhe e qëndrueshme.​

"I nderuar të isha në darkën e organizuar për Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrat. Miqësia jonë e cila bazohet në angazhimin e përbashkët për një Kosovë të sigurt, multietnike dhe demokratike—është e gjatë dhe e qëndrueshme", ka shkruar ambasadori Hargreaves në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto nga darka.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, sekretarin i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, u prit nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Sekretari Lammy do të pritet nesër në takim edhe nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.


MË SHUME NGA Lajme