LDK-ja pret në një takim sekretarin e Jashtëm britanik
BKT
Lajme

LDK-ja pret në një takim sekretarin e Jashtëm britanik

A.B|RTKlive

Sot, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili bashkë me anëtarët e Kryesisë, Muhamet Hamiti dhe Alush Gashi takuan Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

LDK njofton se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre çështjeve.

“LDK vlerëson po ashtu mirëpret emërimin e ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson dhe falënderon Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.


MË SHUME NGA Lajme