I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të dy Ushtrive Çlirimtare
BKT
Lajme

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të dy Ushtrive Çlirimtare

RTKlive

Në Preshevë sot iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit të dy Ushtrive Çlirimtare, asaj të Kosovës dhe UÇPMB-së, Blerim Azem Ahmeti, i lindur në vitin 1977 në fshatin Norçë të Komunës së Preshevës.

Në moshë të re, Blerimi iu bashkëngjit UÇK-së në Zonën e Pashtrikut deri në çlirimin e Kosovës, për të vazhduar më pas edhe në radhët e UÇPMB-së, në Brigadën 115 „Nijazi Azemi“.

Pas luftës, për shkak të pasigurisë nga regjimi serb, ishte detyruar, si shumë bashkëluftëtarë të tij, të migronte në Mynih të Gjermanisë, ku, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë.

Pas vetes, Blerimi ka lënë bashkëshorten dhe tre djem.

Në ceremoninë mortore u lexuan telegrame ngushëllimi nga OVL e UÇK-së dhe UÇPMB-së, përmes të cilave u shpreh mirënjohje e thellë për kontributin e madh të dhënë për lirinë e trojeve etnike.


MË SHUME NGA Lajme