KQZ miraton rekomandimin për çregjistrimin e dy subjekteve politike|Video
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

KQZ miraton rekomandimin për çregjistrimin e dy subjekteve politike|Video

V, Shatrolli /RTK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çregjistruar sot Partinë Republikane për Ndryshime (PRN) dhe Shpresa Demokrate-SHD.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit të Zyrës për çregjistrimin e dy partive politike, me këtë rast me 7 vota për, një kundër janë çregjistruar: Partia Republikane për Ndryshime-(PRN) dhe Shpresa demokrate-SHD.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, bëri të ditur se Shpresa Demokrate dhe Partia Republikane për Ndryshime nuk kanë dorëzuar raportet vjetore financiare në Zyrë, as pas afatit shtesë prej 15 ditësh.

Subjektet politike për çdo vit obligohen që më së voni më 31 mars të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, formularin për vazhdimin e regjistrimit. 

.KQZ mblidhet sot, pritet çregjistrimi i dy partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje, gjatë së cilës pritet të çregjistrohen dy parti politike- Partia Republikane për Ndryshim dhe Shpresa Demokrate.

A.B / RTKlive

Po ashtu do të zëvendësohet anëtarja e kuvendit komunal në Ferizaj.

Mbledhja do të nisë në ora 11:00.

 


MË SHUME NGA Lajme