Takim për rikthimin e aseteve të përfituara nga krimi
BKT
Lajme

Takim për rikthimin e aseteve të përfituara nga krimi

V.S|RTKlive

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve pranë Zyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Bahri Hyseni ka qenë sot mysafir në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë aty ku u taku me Nijazi Rexha që e ushtron detyrën e Kryeprokurorit në këtë qytet.

Bashkë me Hysenin aty ishin edhe  përfaqësues të Doganës së Kosovës, Administratës e  Agjencisë për Inteligjencë Financiare.

“Gjatë takimit në rend dite kanë qenë njoftimi rreth kompetencave dhe përgjegjësive të Zyrës Për Rikthim të Aseteve, si dhe diskutimi me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për zhvillimin e Procedurave Standarde të Veprimit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se gjatë takimit nga të gjithë të pranishmit është  diskutuar në lidhje edhe me rastet dhe praktikat në zhvillimin e këtyre procedurave në mënyrë sa më efikase, bashkëpunimin ndërinstitucional në gjurmimin, ngrirjen dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara përmes veprave penale.

 


MË SHUME NGA Lajme