Osmani takon mbretin e Jordanisë, flasin për sfidat e sigurisë
BKT
Lajme

Osmani takon mbretin e Jordanisë, flasin për sfidat e sigurisë

E.Hoti/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të takimit Aqaba në Sofje është takuar me mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se me mbretin e Jordanisë ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve, sfidat e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike.

“Në kuadër të takimit Aqaba në Sofje, pata kënaqësinë që në një takim bilateral me mbretin Abdullah II të Jordanisë të diskutojmë për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë, sfidat e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike.

Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci, me marrëveshje që do të konkretizohen së shpejti”, ka shkruar Osmani.  


MË SHUME NGA Lajme