Haradinaj kujton masakrat në Rezallë, Llovcë dhe Llapqevë
BKT
Lajme

Haradinaj kujton masakrat në Rezallë, Llovcë dhe Llapqevë

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Rezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës.

Në një postim në rrjete sociale ai ka shkruar se rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme.

“Aparati shtetëror serb nuk kurseu as fëmijët, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u ekzekutuan 26 vjet më parë në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapçevë të Malishevës. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë. Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme