14:34 / 05.04.2025
Policia Ushtarake e KFOR-it trajnohet për njohjen e armëve
E.Hoti/RTKlive
Policia Ushtarake e KFOR-it, ka kryer trajnim për kualifikimin dhe njohjen e armëve në Kampin Bondsteel.
KFOR-i thotë se ushtarët e tij në mënyrë rutinore kryejnë trajnime, ndërsa janë të dislokuar në mbështetje të këtij misioni për të ruajtur gatishmërinë dhe për të përmirësuar aftësitë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.























