Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Arbresha Berisha/ RTK
(E plotësuar, 15:45) Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ata kërkuan anulimin e vendimit të paralajmëruar.
Organizatorët e protestës paralajmëruan tjetër protestë më 11 prill në rast se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk heq dorë nga propozimi për shtrenjtim të rrymës për 15 për qind. Protestuesit lanë të gjitha pankartat para Ministrisë së Ekonomisë.
Nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Nis protesta në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur në sheshin “Skënderbe” për të kundërshtuar rritjen e propozuar nga ZRRE.
Një pjesë e qytetarëve janë mbledhur në sheshin "Skënderbe" në Prishtinë për të kundërshtuar kërkesën për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15%.
Të njëjtit kanë kundërshtuar çdo ngritje të tarifave të energjisë elektrike.
Aktivistë të iniciativës "Asnjë centë më shumë" thanë se do të vazhdojnë me protesta edhe më tej në rast se ZRRE nuk tërhiqet nga kërkesa për shtrenjtim.
Aktivistët thanë se qytetarët nuk janë bankomat i dështimeve të operatorëve energjetikë.
E nga sheshi "Skënderbe" protestuesit u nisën për tek objekti i Ministrisë së Ekonomisë, ku do të vendosin pankartat që mbajnë në duar.























