22:05 / 05.04.2025
Dyshohet për kultivim të narkotikëve, ndalohet një shtetas i Shqipërisë
RTKlive
Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar sot në Vërmicë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Sipas Nikçit, shtetasi i Shqipërisë dyshohet të ketë kultivuar narkotikë në plantacionin e Sfërkës.
“I njëjti është ndaluar me urdhër të prokurorit të Shtetit”, deklaroi Nikçi.























