Takohen Ahmeti dhe Begaj
BKT
Lajme

Takohen Ahmeti dhe Begaj

A.B|RTKlive

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sot është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të ai tha se kanë biseduar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë.

Ahmeti në Facebook ka shkruar se ndajnë shqetësimin e përbashkët se zhvillimet aktuale, si në vend ashtu edhe në rajon.

“Megjithatë, besoj dhe konfirmova bashkë me Presidentin Begaj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitetet e nevojshme për të tejkaluar sfidat me të cilat përballet. Ajo që mungon nuk është aftësia, por vullneti – vullnet që duhet të jetë i ndërsjellë”.

“Në radhë të parë, duhet të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe të mbrohen arritjet e frymës së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Po ashtu, duhet të respektohen edhe marrëveshjet e tjera të rëndësishme si ajo e Prespës dhe marrëveshjet për fqinjësi të mirë, që hapin rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka shkruar Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme