Më 11 prill pritet vendimi për rritjen e tarifave të rrymës
BKT
Lajme

Më 11 prill pritet vendimi për rritjen e tarifave të rrymës

A.B/ RTK & M.M./ RTKlive

Zyra e Rregullatorit për Energji ka mbajtur takim me përfaqësues të mediave rreth tarifave të reja të energjisë elektrike. Fillimisht ZRRE ka insistuar që takimi mos të përcillet me kamera. Mirëpo kërkesa e ZRRE-së  kundërshtua nga gazetarët.

Pas paralajmërimeve të përfaqësuesve të mediave për bojkot të takimit, ZRRE vendosi që të jetë  transparent për publikun.

Tarifat e reja me rritje të energjisë elektrike prej 15%, do të hyjnë në fuqi nga 1 maji. Kështu konfirmoi zyrtari për media i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Petrit Pepaj, në bisedë me gazetarët.

Pepaj tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, është për shkak të rritjes së çmimit në bursë. Ai theksoi se ZRRE-ja është munduar që pavarësisht kostos, qytetarët të kenë energji elektrike dhe se ata nuk kanë dëshirë e as vullnet të vendosin pa arsye, barrë mbi qytetarët.


MË SHUME NGA Lajme