09:27 / 08.04.2025
Arrestohet një person për sulm ndaj punonjësit zyrtar
M.M./ RTKlive
Është arrestuar një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë duke penguar kryerjen e detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur më 07.04.2025, në ora 14:50, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. I dyshuari është shtetas kosovar.
“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë / 07.04.2025 - 14:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Të lënduar nuk ka”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.























